Wednesday, April 8, 2015

QYTETI YNË I TRAZUAR


Seç pati ca fjalë thënë poshtë e lartë,
zëra që pëshperisnin si papagajtë...
Njerëz që na vështronin vëngër,
si të ishim përbindësha apo djaj...

Ne ishim vetëm ëngjëj dashurie,
si bëmë keq kurrë njeriut në ketë botë...
Por ne s'donim tja dinim për asgjë
për pëshpërimat thënë lart e poshtë...
Dhe ne nuk e morëm vesh kurrë,
përse ky qytet ishte trazuar...
Nga një dashuri e zjarmëruar,
nga dy të rinj që rinin pa gjumë...
Sotiraq Naçi 7 PRILL 2015

No comments:

Post a Comment