Thursday, May 28, 2015

KËRKOJ NJË BUZËQESHJE


Kërkoj një çast një buzëqeshje,
mes njerëzve të mbytur nga stresi...
Si një oaz në zemër shkretëtire,
si një jetë mes mijra skeletesh...
Kërkoj një çast një buzëqeshje,
do të mjaftonte vetëm një shkendijë...
E midis jetës apo vdekjes,
të zgjidhja pikërisht një të tillë...
Një shkëndijë si jetë në ecje,
si një drite përmbi rre të zeza...
Kërkoj një çast një buzëqeshje,
të besoj që ekziston shpresa...
SN 28 MAJ 2015

No comments:

Post a Comment