Thursday, May 9, 2013

TASHME ESHTE VONE...


Diku te pashe ne rrugicen e vjeter,
te flisja doja por zeri me humbi..
Kokeulur shkoje me shikim te vrare,
si peng a vrage e ndonje plumbi...

Me humbi zeri mu meken syte,
doja te te flisja e dashur jam une,
por mendova se ishte nje enderr,
me zgjoi papritur e me la gjurme..

Diku te pashe ne rrugicen e vjeter,
aty ku puthjet kendonin mbi buze,
ku fjalet e embla skishin te sosur,
dhe gjinjte e tu me kishin marrosur...


Por tashme eshte vone, teper vone
e shkuara humbi u tret ne kujtime
dhe pse te shoh ne rrugicen tone
nuk je me shpirti e as zemra ime...

Sa larg jemi rruget jane ndare,
dashuria qe jetuam flake e pa shuar,
ne akull e kthyem dhe ne lote.
thelle ne kujtime te pa harruar..!

9 MAJ 2013 SoVaNa

No comments:

Post a Comment