Sa herë perplasem brigjeve të tua,
si dallgë turfulluese në shtrëngatë...
Shpirtin e xhvesh nga mendimet,
mendueshëm zhytem nëpër dallgë.
Brinjë më brinjë më presin marazet,
me shkëmbijtë e detit zë e flas...
Maraz mbi maraze është mërgimi,
si dhëmbë kuçedre ngulur në shpirt...
Më çpon më djeg si thumbi i bletes,
me mendjen time kerkon flirt...
Kur të mblidhet e bëhet kurorë,
ti nuk ndihesh e bëhesh i urtë,
vjen një kohë më nuk mundesh
e të duhet si këmborë ta tundësh...
Kërkon ndihmë, thërret sa të mundësh:
-Mjaft më, me ty paskam qënë i butë...
Por sa vonë është kur të vjen mëndja,
kur zë e dhëmb si një dhëmballë,
nga shpirti kërkon ta shkulësh,
a do të mundesh vallë!??
12 QERSHOR 2013
No comments:
Post a Comment