Thursday, March 5, 2015

EDHE NATA KA SY


___________________
Është vonë dhe nata ka sy,
Ti ndoshta kërkon ende një puthje...
E heshtur mbështet kokën në gji,
çapkënshëm vështron me lutje...!
Dhe nata në mëndje me ty,
kërkoi sikur të më thotë diçka...
Buzëqeshur e veshur gjithë zili,
një dritëz më bëri dhuratë...
Buzët mi mori me rrëmbim,
i shkriu mbi buzët e tua...
S'kisha parë natë të ndrije,
e nga zilia të puthte hua...!
Sotiraq Naçi 18 SHKURT 2015

No comments:

Post a Comment