Friday, March 20, 2015

MOSMIRËNJOHËSIT


_____________________
Atë darkë e vendosa të bëhesha tapë,
të ktheja gota e ti pija të gjitha me fund...
Në ish e thënë që të vdisja atë natë,
më mirë nga pija sesa mosmirënjohja plumb...
Dhe i rëkëlleja gotat një e nga një,
nga njëra shishe shkoja tek tjetra,
rëkelleja lotët që s'më mbaheshin më,
i lashë mënjanë zënkat, e vjetra...
Për një çast mu duk vetja i mbytur
harrova hajdutët që më vodhën shtëpinë..
Harrova spiunët që s'lanë gjë pa shpifur
si dhe ziliqarët që zilia përbrënda i griu...
Por si për dreq nga mëndja s'më dolën,
ata që me marëzitë e tyre më lodhën...
Ata që për një fjalë më hodhën poshtë,
ata që në karakter kanë mosmirënjohjen...
Sotiraq Naçi 5 TETOR 2014

No comments:

Post a Comment