Friday, March 20, 2015

SA SHUMË RENDA


__________________

Dhe renda unë të kthehesha përsëri.
Të gjeja vitet që më shkuan pa kuptuar.
Por fatkeqesisht ishin kthyer në hi,
gjurmët e mia akulli i kish mbuluar...

Dikur në ikje në dheun e zi,
shkrova tërë duf ca fjalë të hidhura.
Dhe përtej lumit e flaka një gur.
''Larg këtyre bjeshkëve të nëmura''...

Vitet më kërrusën dhe malli gjithashtu,
harrova fjalët që dikur i shkrova.
Për gurin që flaka matanë lumit diku,
malli më mori ta gjeja sa shume doja...

Dhe renda unë të kthehesha përsëri,
shumë e kërkova rrugën time të vjetër.
Njerëzit që doja nuk gjendeshin më,
gjithçka ish kthyer në një botë tjetër...!

SoVaNa 23 SHKURT 2014

No comments:

Post a Comment